Thursday, December 13, 2007

VLERÊSIM

...Dhe dalëngadalë, duke zbuluar figurativisht karakterin e personazhit, tregimi kalon në simbol. Dhe ndërsa me këtë tregim kemi të bëjmë me një simbol, me tregimin tjetër "Gomarët" jemi përballë një grotesku, me anën e të cilit fshikullohet mbretëria e paaftësisë e përzjerë me servilizmin.

Njerëzit e paaftë, gomarët, jetojnë e lumturojnë mbi shpinën e të aftëve, fenomen ky i të gjitha kohërave. Edhe këtu autori Shefki Hysa nuk le pa përdorur psikoanalizën dhe paradoksin bashkë me groteskun të përzjerë me sarkazmën dhe satirën bashkëkohëse.

Elementet e metamorfozës të sjellin në mend romanin e Apuleut, shkrimtarit të madh latin, "Metamorfozat ose gomari i artë", i cili fatkeqësisht ende nuk është përkthyer shqip...

DRITÊRO AGOLLI

No comments: