Thursday, December 13, 2007

VLERÊSIM

Shkrimtari Shefki Hysa

është autor i shumë librave me tregime dhe romane ku fryn era e shqetësuar çame dhe fati i njerëzve është i lidhur me truallin e tyre ashtu si rrënjët që futen thellë nëpër gurë, por edhe si gishtat e jetës, që të përgjakur shtërngojnë realitetin.

Si autor atij i pëlqen realizmi dhe e vërteta, sado tronditëse qoftë, prandaj dhe bëhet kronikan i saj, dëshmitar i fuqishëm, ushqyes i kujtesës kolektive…

…Një klithmë e thellë tronditëse është krijimtaria letrare e Shefki Hysës, mbartëse e tragjedisë së popullit të vet, që Ballkani mitik të gjejë qetësinë…

VISAR ZHITI