Sunday, January 27, 2008

BISHA E BUKUR
Tregim

Kapo Erosi ishte i fuqishëm, i pasur dhe më i bukuri i djemve. Për ta nxjerrë edhe më në dukje shkëlqimin e vet mbante shoqërues kovaçin Kurrizo Hefesti, djali më i shëmtuar dhe më i varfër i botës. Kurdoherë i shihje përbri njëri-tjetrit, si agu me mugëtirën.
Femrat çmendeshin pas Kapo Erosit, zaliseshin nga lakmia epshore kur u kthente sytë ai. Kurse të ziut Kurrizo Hefesti nuk i jepnin as bishtin e vetullës. Veç talleshin me shëmtimin e tij fizik, me heshtjen enigmatike e përulësinë prej skllavi që nuk i ndahej kurrë sjelljes gazmore e fjalëshumë të zotërisë së vet mondan. Sa para dhe mbrapa, sa majtas dhe djathtas. Pra, ishte thuajse hija e Kapo Erosit. Ishte i fortë dhe muskuloz si dem i stërvitur për në arenë apo si një deve e gatshme të përshkonte hapësirat e shkretëtirave arabike. Sillej si engjëlli mbrojtës i Kapo Erosit, mirëpo femrat e cilësonin si engjëll me lëkurë djalli, si një djall të zbutur në shërbim të zotnisë apo si xhindin e llambës së Aladinit.
- Kushedi në ç'cep të globit e ka gjetur fantastiku Kapo Eros këtë gogol dhe e mban pranë vetes për të na trembur ne, - argëtoheshin femrat, por Kurrizo Hefesti nuk luante as qerpikun, ashtu i strukur në mburojën e shëmtimit të vet.
Ndonjëherë kur ato e tepronin, ai psherëtinte nëpër dhëmbë:
- Eh, nuk keni faj ju, moj vajza, trapin e pallon faqja, surrati i bukur, e jo palla... Kështu është shkruar në këtë dynja... Mjerë ne, shëmtaraqët...
Dhe femrat harboheshin edhe më tepër nga këto fjalë, teksa zienin prej dëshirës për t'u palluar me të adhuruarin e tyre, Kapo Erosin. Ai, për çudi, megjithëse i joshte me vështrime, u frynte me fjalë të ëmbla thëngjijve të pasionit fshehur thellë cicave të tyre, që hovnin agresive si këlyshë krokodilësh, nuk ua punonte arën... Dhe të gjorat ato kapiteshin në afshet e epsheve...
O Zot!... Kur do të vinte çasti i shumëpritur të jepeshin në ata krahë princërorë?… Të njësoheshin me atë shtat prej Apolloni të Kapo Erosit?!… Mor, po të vetëflijoheshin në pallën e artë, të digjeshin e të bëheshin hi në flakën e dashurisë së tij?!... Eh!…
Kështu grindeshin e grindeshin me veten e psherëtinin e psherëtinin të gjorat femra të shushatura prej ankthit të asaj dashurie të shumëndërruar…
Kapo Erosi vilën e kishte shndërruar në harem ku dergjeshin femrat më të zgjedhura, duke u kokolepsur me njëra-tjetrën nëpër ca orgjira lezbizmi. Aty nuk guxonin të hynin meshkujt... Le që vetë femrat i kishin braktisur tërë meshkujt e qytetit, për hir të idhullit të tyre... Ishte i madh nami i Kapo Erosit… Dhe nuk thonë më kot: më mirë të daltë syri se sa nami...
Tani pas namit të tij po rendnin edhe bukuroshe që vinin nga qytetet e tjerë dhe shtonin e shtonin radhët e mëtueseve që synonin zemrën e Kapo Erosit...
Papritmas ra në dashuri me Kapo Erosin edhe Princesha Marsiana, jashtëtokësore e ardhur nga planeti Mars... Ishte aq mahnitëse Marsiana sa nuk përshkruhet dot me fjalë. Sikur ishin mbledhur tërë perënditë e antikitetit për të krijuar atë lloj bukurie marramendëse.
Kapo Erosi kur e pa sikur u shushat, iu boshatis kujtesa dhe vetëm përfytyrimi i saj i vorbullonte në kokë dhe i zgjonte një llavë emocionesh që ia përvëloi krejt sistemin e ndjeshmërisë. Iu duk sikur përballë asaj vajze të magjishme e humbi njëherë e përgjithmonë aftësinë shpuese të pallës...
Rrinin të tulatur në krahët e njëri-tjetrit dhe ndiente se nuk ishte më i aftë të bënte dashuri... Madje iu shua edhe shpresa e fundit se do të arrinte të pallonte dikur ndonjërën nga tërë ato bukuroshe që e rrethonin...
Deri tani ia kishte fshehur edhe vetes këtë paaftësi, duke u qëndruar larg hireve të femrave që veniteshin në pritje të dashurisë së tij. Mirëpo, me shfaqjen e Marsianës, nuk kishte se si ta fshihte më pazotësinë e tij mashkullore... Deri kur, deri kur kështu kjo lloj impotence torturuese e turpëruese?…
O Zot!… Tashmë ndihej se ishte katandisur, pak a shumë, si një homoseksual, si një pederast ende i virgjër...
O Zot!... Më mirë të deklaronte paaftësinë e tij, megjithëse është e rëndë për një burrë, se sa të cfilitej e cfilitej në këtë lloj stërmundimi poshtërues... Ishte rasti që t'i largonte njëherë e mirë femrat prej vetes… Më mirë le ta mësonin të vërtetën ato dhe të mos vyshkeshin duke shpresuar...
Dhe ashtu bëri. Deklaroi se nuk i punonte më, se i ishte ndryshkur palla, po askush nuk e besoi. Veçse qeshën… Qeshën me djem e vajza… Askujt nuk i besohej që nuk i punonte palloshi atij bukuroshi...
Femrat, veçanërisht, qeshën e qeshën e u shkrinë fare...
- Është artist ky, Kapo Erosi, - thanë.
- Ç’nuk sajon!… Sajon gjithçka... Si, pra, i ka shkuar nëpërmend një shaka kaq e rrallë që e bën edhe më interesant në sytë e publikut femëror?!...
- Ia mori mendjen e mallkuara, ajo fyçka, jashtëtokësorja, që nuk theu dot qafën kur zbriti në tokë!… E marrosi të gjorin Kapo Eros, që nuk u joshet më nazeve e spërdredhjeve tona, - shfrynin e shfrynin e psherëtinin më të paduruarat e vajzave…
Dhe vërtet Princesha Marsiana, me hijeshinë e saj, i kishte errësuar gjithë hiret e femrave që i vinin rrotull Kapo Erosit… Dukej sikur ajo ishte shkaku që perëndoi dielli i shpresave të tyre se mund ta shtinin në dorë dikur Kapo Erosin…
Në prani të Marsianës edhe ato më bukuroshet, edhe vetë e Bukura e Dheut, sikur metamorfozoheshin në ca shëmtira që u ngjanin më shumë motrave të Kurrizo Hefestit. Dhe u dukej se i kishte dënuar Zoti me atë lloj shëmtimi për fyerjet e panumërta që i kishin shkaktuar Kurrizos, për përbuzjen, përçmimin dhe neverinë që ndienin ndaj tij...
Tani Kapo Erosi nuk u kthente më as sytë... Sikur ishte verbuar prej magjistares Marsianë... Femrat humbën jo vetëm Kapo Erosin, por edhe meshkujt e tjerë, të cilët i kishin nëpërkëmbur gjer më sot...
Ndërkohë burrat e qytetit nuk vinin më gjumë në sy, duke ëndërruar, ashtu heshturazi, të bënin dashuri me Princeshën Marsianë, gjë që ishte e pamundur, sepse askush nuk do të guxonte të dilte hapur në pozitën e rivalit të Kapo Erosit. Ai nuk të falte, ishte hakmarrës i tmerrshëm me këdo për të cilin dyshonte se mund t'i cënonte sado pak kufijtë e mbretërisë së tij... Dhe meshkujve s'u mbetej tjetër veç të jargaviteshin të budallepsur në rjetën e fantazive të kota dashurore...
Kapo Erosit i ra shpejt në sy shndërrimi i meshkujve në ca tuhafë që seç bërbëlisnin me vete dhe, ashtu si të luajtur menç, zvarriteshin pas bishtit të fustanit të Princeshës Marsianë. Femrave të tjera, që ishin tjetërsuar për vete, nuk u hidhnin as qurrat...
- Bobo, sëmundja e tërbimit ka mbërthyer qytetin! - klithi dhe e përplasi kokën sa pas mureve rrethues të vilës dhe nëpër trungjet e mimozave që mbushnin oborrin.
Ndjeu se ishte bërë xheloz, se mund ta humbiste atë bukuri aliene, prandaj i dha urdhër Kurrizo Hefestit ta ruante me fanatizëm Princeshën Marsiana dhe t'i degdiste sa më larg burrat e qytetit. Në vilë do të lejoheshin të hynin vetëm femrat...
Kurrizo Hefesti s'priste t'ia thoshnin dy herë të njëjtën fjalë... Këdo që i afrohej Marsianës e flakte tutje si leckë... Ndonjëhere nuk kursente as femrat, të cilat e urrenin njëlloj Marsianën dhe atë, shëmtarakun...
Në këto kushte femrat qanin heshturas humbjen e dashurisë së Kapo Erosit. Qanin e qanin dhe ashtu fshehtas e lakmonin edhe më shumë pallën e tij...
Nuk ndihej e qetë shpirtërisht as Princesha Marsianë, megjithëse ishte e dashura e vetme e Kapo Erosit... Seç kishte edhe ajo një uri të papërmbajtur për pallën e tij, që ende nuk e kishte provuar, sado që ishte përpjekur. Dashnori i falte me bollëk ligjërata të ëmbla, puthje e përkëdheli, po kur bëhej fjalë për të puqur poç e pallë, ai shmangej i frikësuar, këmbëngulte se e kishte humbur aftësinë shpuese qysh në çastin kur u godit nga rrufeja e syve të Princeshës Marsianë...
- Dokrra! Boll me naze! Qite pallën i dashur, - i lutej ajo e paduruar për t'u palluar.
- Të betohem për dashurinë tonë se jam i pafuqishëm para këtij zogu jashtëtokësor! - qurravitej Kapo Erosi dhe mbështeste fytyrën në atë mrekullizë...
- O Zot! Ç'fat i zi, ç'dhembje universale! - ankohej e vajtonte Marsiana e jargavitur prej epsheve vullkanike, para pallës së thyer e të ndryshkur...
Ishte aq i madh zhgënjimi i Princeshës para pallës shkëlqimhumbur, sa që Kapo Erosi, duke ndier gjer në kockë zhburrërimin, vendosi të sakrifikohej. U ngjit në tarracën e vilës, me sytë plot lotë, i prirur nga mendimi i vetëm se po të hidhej nga lartësitë e të copëtohej, do ta rifitonte nderin dhe nuk do të shihte me dëshpërimin princëror në sytë e përskuqur të Marsianës. Ishte i papërballueshëm, rrënues zhgënjimi dashuror... Të këpuste shpirtin vajtimi i jashtëzakonshëm i asaj princeshe ndërplanetare... Kuja e saj e thekshme nganjëherë tmerronte edhe vete qytetin...
Edhe Kurrizo Hefesti, si kurrë herë tjetër, e ndjeu veten të ligështuar para vajit të Marsianës. Një si thikë i depërtoi nëpër gungën e kurrizit dhe i çukiti zemrën...
Instiktivisht iu afrua krevatit ku përdridhej vajza qaramane...
- Mos qaj Princeshëza ime, Marsianëza ime! - bubulloi zhuzhuritës zëri tij dhe fytyra iu lag nga përrenjtë e lotëve, ndërkohë që shtërngonte duart grushte për të larguar tundimin...
Donte ta prekte, ta përkëdhelte atë brishtësi engjëllore me putrat e veta arushane, po trembej se mos e lëndonte.
Princesha u rrokullis nëpër krevat dhe ashtu e verbuar prej lotëve dhe e dridhur prej etheve epshore, përfundoi në krahët e Kurrizo Hefestit.
Ai fillimisht u step. O Zot! Po ngrinte në vend si shtatore shëmtimi... Në atë grimë herë e shqetësonte i vetmi mendim se mos vajza i rrëzohej në tokë e vritej... Pastaj, teksa priste të gurëzohej, ndjeu t'i fërgëllonte trupi. Një lloj zjarrmie dhe një lloj dehjeje po i pushtonte çdo qelizë...
Çudi, për të parën herë, po përjetonte ndjenja nga më të kundërtat. Po shkrinte. Si një mollok akulli nën rrezet e diellit të nxehtë veror… Po kullonte i tëri rrëke uji...
Ndërkaq çuditërisht e pa veten të shtrirë në tapet përmbi Princeshën... Instikti i vetëmbrojtjes e urdhëronte të hiqej sa më larg nga ajo femër që po pulsonte e tëra si një masë llave vullkani. Do të përvëlohej prej saj. Mirëpo ishte më i fuqishëm instikti tjetër, deri tani i panjohur, që e mbërthente përdhunisht pas Princeshës, e cila avullonte e digjej si një qenie inkadeshente.
Çudi, ajo sikur nuk ishte Princesha... Shtati vajzëror tashmë në mendjen e tij përqasej me një trupore metali e tejskuqur në prushin e farkës, së cilës i frynte ai me gjyrikun e krahërorit të vet. Dhe e vendosur mbi kudhër truporja e zjarrtë jepej aq lehtë e merrte lloj lloj formash. Dhe me ç'mjeshtëri e përpunonin duart e tij!... Gjatë tërë kohës që kishte ushtruar zanatin e farkëtarit, nuk kishte punuar kurrë me aq pasion... Tashmë ishte në gjendje, ashtu si magjistarët, të rikrijonte në kudhër edhe vajzën që kishte ëndërruar... Ja, metali po merrte formën e një femre... Dhe sa i ngjante Princeshës Marsiana!…
Vajza e rikrijuar po e përqafonte, e shtërngonte fort, fort dhe ai mendonte se po saldohej me të, se do të tretej në trupin e saj prej zjarri...
Në fund të fundit le të zhbëhej, nuk kishte fuqi ta kundërshtonte dëshirën e saj...
- Do të të vras, qen i zgjebosur! – i shungulluan befas veshët prej ulërimës ujkore të Kapo Erosi.
Kurrizo Hefesti ndjeu ftohtësinë e kallashnikovit në ballë.
Me tmerr, si struci, fshehu kokën midis gjinjve të fryrë të Marsianës. Dhe zuri të angullinte përvajshëm si qeni që ka shkelur padashur besën e bosit…
Megjithëse me zor mbushej me frymë, nën peshën e Kurrizos mbledhur në zhguall si breshkë gjigande, vajza e tërhoqi dhe e shtërngoi fort gungaçin pas vetes.
Kapo Erosi u xhindos edhe më keq nga kjo sjellje e paturpshme e së dashurës Marsianë.
I hoqi siguresën armës.
- Mos, mos! - briti vajza. - Lëre të qetë se nuk është faji i tij!… Ti nuk ishe i aftë për dashurinë time… Le ta gëzojë Kurrizua...
- Obobo, i mjeri unë, i mjeri! Po me kë më tradhëtove, moj e pabesë!... Përfundove si gjalpi i mirë në lëkurë të qenit, moj qene! - shfryu Kapua dhe zuri kokën me duar.
Kallashi rrëshqiti e u përplas në shesh. Një breshëri e pavullnetshme plumbash cifloi muret, copëtoi xhamat e dritares.
Një hop më pas nuk pipëtiu asgjë.
- Desh na vrave, o kriminel! - shpërtheu Marsiana. - S'qenke i zoti për pallë e ngrefesh për të na vrarë?!...
Kurrizo Hefesti vazhdonte të kuiste qenthi në prehër të vajzës.
Kapo Erosi iu turr përsipër me shqelma.
- Lëre, të thashë! - e mbrojti vajza.
- Domethënë e dashke gungën e tij?! - qesëndisi Kapua përçmueshëm i tjetërsuar shëmtimthi në fytyrë, si të ishte shndërruar sakaq në Kurrizo binjak.
- Po! - klithi vajza.
- E paç me shëndet atëherë!... Veç me një kusht, - i shndrinë sytë djallëzisht Kapo Erosit.
Kurrizo Hefesti nxorri kokën nga zhgualli, u zvarrit drejt vajzës dhe shpresëndritur u mbështet në prehërin e saj.
- Të ëmbëlsoi, o shpifarak?!…
Kurrizua u zgërdhi me servilizëm.
- E paske të fortë pallën, ë?!...
Kurrizua fundi kokën i lumturuar, i gatshëm t'i lëpihej Kapos.
- Bukur! Bukur!... Ta kam falur Marsianën, me kusht që të pallosh tërë femrat e mia...
- Po! Po! - brofi Kurrizua entuziast.
- Mos! Mos, të lutem!… Lakmia femërore do ta hajë të gjallë..., - u nxi në fytyrë Marsiana.
- Kushti është kusht! Jo më kot jua fala tradhëtinë. Dhe unë e mbaj fjalën, - ironizoi Kapo Erosi.
- Si urdhëron, shef!...
- Bukur Kurrizo, bukur!... Do bëjmë çudira me faqen time e me pallën tënde... Do jemi një skuadër tani e tutje... një... një bishë e bukur... Do të dyluftojmë me lakminë femërore... Do ta përpijmë atë... Përbindshëm... Femrat do të përkëdhelen tek unë dhe me ty do të pallohen... Turru, si bishë!... Mos i kurse!... Merrua shpirtin!... Le të plasen si kufoma në këmbët tona....
- Po ky është shfrytëzim! - u revoltua e pashpresë princesha Marsianë.
- Ashtu është, po të parët e shfrytëzuat ju mirëbesimin tim dhe tani do të paguani, - pohoi i palëkundshëm Kapo Erosi.
- … …
- Apo jo Kurrizo?!
-Si urdhëron shef, do bëjmë çudira! - fërkoi duart dhe lëpiu buzët gjithë kënaqësi Kurrizo Hefesti...
Dhe çudia s'vonoi.
Femrat që më parë hynin të qeshura në dhomën dashurore të Kapo Erosit dhe delnin të zhgënjyera, gjithë lot e qurra, tani fluturonin ngazëllimthi e i lëvdoheshin ëmbëlsisë së palloshit gjigand:
- Të keqen e pallës, o Kapo Eros, të keqen e pallës!
Ndërkohë Princesha Marsianë vajtonte dashurinë e humbur. Ajo e njihte mirë lakminë femërore... Është një magji e zezë e pamposhtshme... Prandaj e urrente me gjithë shpirt shtijakun Kapo Eros dhe mëshironte veten e skllavin Kumzo Hefesti, që vazhdonte të ndante shtratin me tërë femrat e haremit, në emër të pronarit të vet.

Shefki Hysa

No comments: